
Prishtinë, 2 Tetor 2009
PERFUNDON ME SUKSES EDICIONI I PARE I PRIFILMFEST – NDAHEN CMIMET
Te merkuren, me 30 shtator, siç dhe ishte paralajmeruar perfundoi edicioni I pare I festivalit nderkombetar te filmit ne Prishtine, PriFilmFest.
Ne naten e ndarjes se çmimeve, e cila ishte organizuar sikurse edhe ne hapje, me defilim te yjeve ne tepihun e kuq, pritje te shume mysafireve te huaj qe vizituan festivalin se bashku me filmat e tyre, u ndan cmimet Hyjnesha e arte per kategori te ndryshme.
Juria nderkombetare qe vleresoi 10 filmat ne konkurrence perbehej nga: Isa Qosja, Regjisor nga Kosova, kryetar i jurise; Mira Staleva – Zevendes drejtoreshe e festivalit ndërkombëtar te filmit ne Sofie te Bullgarise; Marcel Maiga – nga Gjermania, organizator i festivaleve Cottbus dhe Berlinale; Saimir Kumbaro – Regjisor nga Shqiperia; David Gothard – Regjisor e producent nga Britania e Madhe.
Z. Isa Qosja, kryetar i jurise nderkombetare te festivalit, ndau ne skene cmimet si me tutje:
- Hyjnesha e arte , çmimi i pare, per filmin me te mire I takoi filmit nga Bosnia Hercegovina - Bora/Snow ne regji te Aida Begic
- Hyjnesha e arte, çmimi i dyte, cmimi special i jurise I takoi filmit nga Shqiperia - Lindje Perendim Lindje / East West East ne regji te Gjergj Xhuvanit
- Hyjnesha e arte, çmimi per regjisorin me te mire I takoi filmit nga Afganistani - Lufta e opiumit / Opium war ne regji te Siddiq Barmak
- Hyjnesha e arte, çmimi per aktorin me te mire I takoi ekipit te aktoreve te filmit nga Kroacia – Te gjalle dhe te vdekur / The living and the dead ne regji te Kristijan Miliç
- Hyjnesha e arte, çmimi per aktoren me te mire e mori aktorja Labina Mitevska nga Maqedonia per rolin e saj ne filmin – Une jam nga Titov Veles / I am from Titov Veles ne regji te Teona Mitevska; (Hyjnesha e arte)
- Çmimi “Special mention of the jury” i takoi filmit nga Maqedonia – Une jam nga Titov Veles / I am from Titov Veles ne regji te Teona Mitevska
- Çmimi i publikut I takoi filmit nga Shqiperia – Koha e kometes / Time of the comet ne regji te Fatmir Koçit.
Duke marre per baze shume mendime dhe vleresime pozitive si nga mysafiret e huaj prezent ne festival, ashtu edhe nga komuniteti artistik kosovar dhe mediat, festivali shenoi nje nisme te suksesshme qe ne edicionin e pare, e cila meton qe ne te ardhmen te vazhdoje te sjell boten e kinemase ne Kosove duke promovuar kulturen dhe zhvilluar kinematografine e vendit.
Presidentja e bordit te festivalit, Vanessa Redgrave e cila ishte prezente per te hapur zyrtarisht festivalin, ne intervisten e saj per televizionin publik te Kosoves, RTK, festivali e vleresoi ne kete menyre: “- Ekzistojne festivale qe futen ne kategori te listes A dhe listes B ne bote, per mua PriFilmFest qe tani ze vend ne kategorine A.”
Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha u shpreh: “- Ne kishim slloganin e festivalit fillimi I nje miqesie te bukur, dhe bazuar ne disponimin e te gjithe mysafireve prezent ne festival, te cilet ishin te shumte, emra te njohur nga rajoni dhe me gjere, festivali prezentoi nje pamje dinjitoze. Shume nga mysafiret e vleresuan festivalin jo si edicion te pare, por per nga aspekti I organizimit, si dicka qe ka strukture te etabluar dhe premton seriozitet, profesionalitet dhe vazhdimesi. Ne nuk na mbetet tjeter vec se te themi se fillimi I nje miqesi te bukur u be, dhe kjo miqesi do te vazhdoje ne vite me rradhe qe te jete me e forte dhe produktive per Prishtinen dhe Kosoven.”
Ne festival u prezentuan 30 filma ne tri programme te ndryshme, ate te konkurences zyrtare ku garuan 10 filma duke perfshire edhe filmin ‘Lindje-Perendim-Lindje’. Pastaj filmi kroat ‘The living and the dead’ nga Kristijan Milic, ‘I am from Titov Veles’ nga Teona Strugar Mitevska (Maqedonia); ‘Correction’ nga Thanos Anastopoulos (Greece), ‘Opium War’ nga Siddiq Barmak (Afganistan), ‘Storm’ nga Hans-Christian Schmidt (Germany), ‘Time of the Comet’ (‘Koha e kometes’) nga Fatmir Koci (Shqiperi-Gjermani), ‘Hush your mouth’ nga Tom Tyrwhitt (Britani e Madhe), ‘Snow’ nga Aida Begic (Bosnia&Hercegovina), ‘Look at me’ nga Marija Perovic (Mali i Zi).
Në programin jashtë konkurencës të titulluar‘The Winners’ (Fituesit) u projektuan filmat fitues nga festivalet me prestigjioze botërore, si Cannes, Berlinale e cmimi Oscar. Në këtë kategori u shfaqen 5 filma, si ‘The white ribbon’ fitues i Cannes 2009, ‘Milk of Sorrow’ fitues i Berlinale 2009, ‘3 Monkeys’ fitues i Cannes 2008, ‘Man on wire’ fitues i cmimit Oscar, ‘Katyn’ fitues i European film awards etj.
Në programin Retrospektiva u perfshin filmat kosovar te prodhuar para dhe pas luftes, te titulluar PreWar Cinema dhe PostWar Cinema. Si program i vecante ishte poashtu projektimi i kater premierave të kineastëve të rinj kosovar, filmi i metrazhit të gjatë i punuar në teknikën digjitale ‘Pertej rruges’ ne regji te Yll Citakut, dhe tre filma te shkurter të punuar me teknikën më bashkohore xhiruese RedOne.
Cmimi ‘Hyjnesha e artë’ eshte skulpturë e dizajnuar për mrekulli nga skulptori Luan Mulliqi, një punim i stilizuar i simbolit antic të qytetit të Prishtinës.
Festivali PriFilmFest do te vazhdoje edicionin e dyte ne qershor 2010.
Prishtinë, 20 shtator 2009
PRIFILMFEST - FILLIMI I NJЁ MIQЁSIE TЁ BUKUR.
Vetёm edhe tre ditё na ndajnё nga fillimi i edicionit tё parё tё festivalit ndёrkombёtar tё filmit nё Prishtinё – PriFilmFest.
Nё natёn solemne tё hapjes sё kёtij festivali, me datё 22 shtator, nё tapetin e kuq pёrvec yjeve dhe emrave tё njohur kosovarё do tё ketё edhe mysafirё tё huaj nё mesin e tё cilёve edhe znj. Vanessa Redgrave, aktorja britanike legjendare, fituese e cmimeve Oscar e Golden Globe, njëkohësisht Presidente e bordit tё PriFilmFest, e cila edhe do t’a hap zyrtarisht festivalin.
Mysafirёt nё mbrёmjen e parё do tё kenё mundёsinё qё tё shofin filmin e produksionit Shqiptaro-Italian, ‘Lindje-Perёndim-Lindje’ nё regji tё Gjergj Xhuvanit. Prezentë gjatë premierës do të jenë ekipi i filmit prej 15 vetash, tё cilёt pas projeksionit do tё dalin nё skenё pёr t’u pёrshёndetur me publikun kosovar.
PriFilmFest tani mё ka shpalosur programin e kompletuar tё festivalit i cili pёrbёhet nga 30 filma nё tri programme tё ndryshme, atё tё konkurencёs zyrtare ku garojnё 10 filma duke pёrfshirё edhe filmin ‘Lindje-Perёndim-Lindje’. Pastaj filmi kroat ‘The living and the dead’ nga Kristijan Milic, ‘I am from Titov Veles’ nga Teona Strugar Mitevska (Maqedonia); ‘Correction’ nga Thanos Anastopoulos (Greece), ‘Opium War’ nga Siddiq Barmak (Afganistan), ‘Storm’ nga Hans-Christian Schmidt (Germany), ‘Time of the Comet’ (‘Koha e kometes’) nga Fatmir Koci (Shqiperi-Gjermani), ‘Hush your mouth’ nga Tom Tyrwhitt (Britani e Madhe), ‘Snow’ nga Aida Begic (Bosnia&Hercegovina), ‘Look at me’ nga Marija Perovic (Mali i Zi).
Në programin jashtë konkurencës të titulluar‘The Winners’ (Fituesit) ku do tё projektohen filmat fitues nga festivalet mё prestigjioze botërore, si Cannes, Berlinale e cmimi Oscar. Në këtë kategori do tё shfaqen 5 filma, si ‘The white ribbon’ fitues i Cannes 2009, ‘Milk of Sorrow’ fitues i Berlinale 2009, ‘3 Monkeys’ fitues i Cannes 2008, ‘Man on wire’ fitues i cmimit Oscar, ‘Katyn’ fitues i European film awards etj.
Në programin Retrospektiva qё do tё pёrfshihen filmat kosovar tё prodhua para dhe pas luftёs, te titulluar PreWar Cinema dhe PostWar Cinema. Si program i vecantё do tё jetё poashtu projektimi i katёr premierave të kineastëve të rinj kosovar, filmi i metrazhit të gjatë i punuar në teknikën digjitale ‘Pёrtej rrugёs’ nё regji tё Yll Citakut, dhe tre filma tё shkurtёr të punuar me teknikën më bashkohore xhiruese RedOne.
Juria ndёrkombёtare qё do t’i vlerёsojё filmat pёrbёhet nga:
Isa Qosja, Regjisor nga Kosova, kryetar i jurisё,
Mira Staleva – Zёvendёs drejtoreshё e festivalit ndërkombëtar tё filmit nё Sofie tё Bullgarisё,
Marcel Maiga – nga Gjermania, organizator i festivaleve Cottbus dhe Berlinale,
Saimir Kumbaro – Regjisor nga Shqipёria,
David Gothard – Regjisor e producent nga Britania e Madhe
Do tё ndahen 6 cmime, pёr filmin, regjinё, aktorin dhe aktoren mё tё mirё, si dhe cmimi special i jurisё, dhe cmimi i publikut. Ata do të marrin skulpturën e dizajnuar për mrekulli nga skulptori Luan Mulliqi, ‘Hyjnesha e artë’, një punim i stilizuar i simbolit antic të qytetit të Prishtinës.
Nё ditёt e fundit para festivalit, Vjosa Berisha, Drejtoreshё e festivalit, u shpreh:
“Kemi punuar shumё qё ky festival, edhe pse edicioni i parё kёtё vit, tё paraqitet para publikut nё mёnyrё sa mё profesionale dhe tё begatshme. Kemi arritur tё bёjmё njё program mjaft tёrheqёs dhe do tё kemi nderin tё jemi nikoqirё tё disa emrave mjaft tё njohur tё kinematografisё botёrore sic ёshtё Vanessa Redgrave, Hans Christian Schmid, Siddiq Barmak, e shumё tё tjerё. Mbetet tё shofim se si do tё pritet ky festival nga publiku dhe cfarё do t’i sjellё nё vitet nё vazhdim si komunitetit artistik nё Kosovё ashtu edhe Prishtinёs si qytet. Ne shpresojmё se festivali do tё arrijё tё jetё njё imazh i bukur i Prishtinёs dhe Kosovёs, duke promovuar kulturёn dhe zhvilluar kinematografinё e vendit. Ёshtё ende herёt tё thuhet se kjo do tё arrihet shpejt por ne do tё punojmё qё festivali tё zhvillohet nё njё sukses dhe krenari pёr Prishtinёn.”
Gjatё festivalit do tё organizohen edhe shumё pritje dhe ahengje atraktive pёr mysafirёt dhe prishtinasit nё mёnyrё qё kjo javё tё jetё sa mё e vecantё. Njё format atraktiv pёr mediat dhe publikun do tё jenё edhe takimet e pasdites “Takohu me…” pёr njё bisedё tё relaksuar me disa nga mysafirёt e festivalit nё prani tё mediave, ku do tё shpalosen informata lidhur me pёrvojёn e tyre jetёsore dhe veprat e realizuara. Cikli i kёtyre takimeve do tё hapet me mysafiren Vanessa Redgrave nё ditёn e dytё tё festivalit.
PriFilmFest gjatё kёtyre ditёve do tё organizojё edhe ekskursione nё vende tё ndryshme tё Kosovёs pёr tё promovuar kulturёn, traditёn dhe pasuritё natyrore tё Kosovёs.
Festivali do tё mbyllet me natёn solemne tё ndarjes sё shpёrblimeve me datё 30 shtator.
PriFilmFest do tё jetё fillimi i njё miqёsie tё bukur.
Pёr mё shumё informata lidhur me festivalin kontaktoni nё info@prifilmfest.org apo +37744506767.
Prishtinë, 3 qershor 2009
PRIFILMFEST SJELL KINEMANË BOTËRORE NË PRISHTINË
Me një punë mjaft intenzive gjatë muajëve të kaluar dhe tre muajëve të ardhshëm që kanë mbetur deri te fillimi i edicionit të parë të festivalit të PriFilmFest në shtator, pritet që festivali në Prishtinë të sjell shumë risi nga kinemaja botërore dhe njëherit një javë dinamike për adhuruesit e artit të shtatë në Kosovë.
Tani më janë përcaktuar shumë gjëra lidhur me këtë festival, duke përfshirë këtu bordin e nderit të festivalit nën udhëheqje të aktores me famë botërore, fituese e çmimit Oscar dhe Golden Globe, Vanessa Redgrave.
Anëtarët tjerë të bordit: Omer Kaleshi, piktor me famë botërore, me prejardhje shqiptare, që jeton në Francë; David Gothard, regjisor nga Britania e Madhe, personalitet me kontakte të mëdha në botën e teatrit dhe kinemasë; Isa Qosja, regjisor i njohur nga Kosova; Eqrem Basha, shkrimtar e publicist i njohur nga Kosova; Agim Zatriqi, drejtor i përgjithshëm i RTK; Luan Mulliqi, skulptor – dizajnues i shpërblimit të festivalit 'Hyjnesha e Artë'; dhe Shkumbin Istrefi, aktor i njohur e producent nga Kosova.
Përveç kësaj, PriFilmFest tani më ka edhe listën e filmave që janë ftuar të marrin pjesë në festival, nga të cilët një pjesë e madhe kanë sjell konfirmimin e tyre.
Ndër vendet pjesëmarrëse në festival me filmat e tyre do të jenë, Gjermania, Franca, Turqia, Kosova, Shqipëria, Anglia, Afganistani, Bosnia, Maqedonia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës, etj.
PriFilmFest, poashtu tani ka gati edhe statujën e festivalit, e punuar me shumë kujdes nga skulptori i njohur Luan Mulliqi. Statuja reflekton simbolin e qytetit të Prishtinës dhe mbanë emrin Hyjnesha e artë apo në anglisht “Golden Goddess”. E praruar me ngjyrë ari dhe e punuar me një vijë moderne, Hyjnesha e PriFilmFest do t’i japë një madhështi të veçantë festivalit në shtator.
Sa i përket emrave të njohur që pritet të marrin pjesë në festival, PriFilmFest do të ketë nderin të jetë mikëpritëse e anëtarëve të nderuar të bordit duke përfshirë dhe Vanesa Redgrave, kryetare e bordit. PriFilmFest poashtu është duke bërë përpjekje që të ketë edhe mysafirë të tjerë të njohur nga bota e kinematografisë, sepse kjo gjë është shumë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin artistik kosovar, por edhe për vet Kosovën, në fazën të cilën gjindet duke kërkuar njohje të reja të saj si shtet.
Festivali do të fillojë me datën 22 shtator me natën glamuroze të hapjes, dhe do të përfundojë me datën 30 shtator me natën përmbyllëse të ndarjes së shpërblimeve. Programi i detajuar i festivalit do të jetë i gatshëm në fillim të muajit shtator.
PriFilmFest poashtu planifikon të organizojë edhe vizita të ndryshme për mysafirët e huaj në mënyrë që të mundësojë promovimin sa më të mirë të pasurive kulturore, historike dhe natyrore të Kosovës.
Deri më tani, duke marrë parasysh një vit shumë të vështirë në aspektin financiar që ndikohet nga kriza e përgjithshme globale financiare, PriFilmFest ka gjetur përkrahje nga institucione të ndryshme dhe biznese që operojnë në Kosovë. Sponsorët dhe përkrahësit e deritanishëm të PriFilmFest janë: MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT; PRONET, KUJTESA; KOSOVA MOTORS; FORD; UPS-POSTA E SHPEJT; KRENARE RUGOVA L.L.C.; ANARCH; RADIO TELEVIZIONI I KOSOVËS; TEATRI KOMBETAR; ISSTRA-CREATIVE FACTORY; AMBASADA GJERMANE NË PRISHTINË; UJI PANNA; TECHNOMARKET; BUTTERFLY; B2 – PR & MEDIA SOLUTIONS; AMM; ALMIRI AS; etj.
Në mënyrë që edhe edicioni i parë i festivalit PriFilmFest të prezentohet në mënyrë sa më glamuroze dhe dinjitoze para mysafirëve të vet, PriFilmFest llogarit në përkrahje të mëtutjeshme dhe përgjigje pozitive edhe nga kompanitë tjera që operojnë në Kosovë.

Prishtinë, 4 nëntor 2008
VANESSA REDGRAVE KRYETARE E BORDIT TE PRIFILMFEST
Aktorja legjendare angleze, fituese e çmimeve Oscar dhe Golden Globe, zonja Vanessa Redgrave ka konfirmuar dje se do te kete kënaqesine të jetë kryetare e bordit të festivalit ndërkombetar të filmit PRIFILMFEST, që është paralajmëruar të mbahet në Prishtinë ne qershor te vitit 2009.
Tennessee Williams e quajti ‘aktorën më të madhe të kohës sonë’ dhe ajo ka CV-në për ta dëshmuar këtë. Ajo fitoi çmimin Evening Standard katër herë. Fitoi çmimet Olivier dhe Tony, 2 herë aktorja më e mirë në Festivalin e Cannes. Ka qenë e nominuar 6 herë për Oscar (1 herë fituese), 5 herë për Emmy, ndërsa për Golden Globe 13 herë (1 herë fituese). Është presidente e International Artists Against Racism dhe Ambasadore speciale e UNICEF për arte skenike.
Zonja Vanessa Redgrave, përveq me karijerë të bujshme aktoreske, është e njohur edhe si mikeshë e madhe e Kosovës. Ajo gjatë luftës së Kosovës ndihmoi komunitetin artistik kosovarë, ndërsa menjëherë pas luftës organizoi në Kosovë festivalin e parë të teatrit dhe muzikës ‘The Return’ për nder të kthimit të komuniteti artistik kosovar në vendlindje.
PriFilmFest me këtë merr një përkrahje të fuqishme, dhe kjo na bën të besojmë se festivali do ta ketë nismën e mbarë.
Vjosa Berisha
Drejtor Festivali
PriFilmFest