PriFilmFest Aplikimi Festivali Programi Çmimet Të rejat Akreditimi Kontakti English

Misioni & Qëllimi

Misioni i PriFilmFest është që të hap dyert e shtetit më të ri në botë, Kosovës, dhe përmes kinemasë të jetë nikoqire e kulturave të ndryshme nga bota, duke e përdorur atë si medium për të promovuar një dialog të hapur në mes të kulturave dhe popujve të ndryshëm.

PriFilmFest - Prishtina International Film Festival kërkon t’i sjellë më të mirën e botës së kinemasë në Prishtinë dhe Kosovë dhe të promovojë më të mirën e filmit kosovar për audiencën ndërkombëtare.

PriFilmFest ka për qëllim të zhvillojë talentet lokale dhe ndërkombëtare, duke nxitur zhvillimin e industrisë së filmit në shtetin tonë. Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të përfitojnë nga PriFilmFest shijimin e vlerave të mëdha kulturore.

Znj. Vanessa Redgrave, aktore e famshme britanike, fituese e çmimeve Oscar dhe Golden Globe - Presidente e Bordit të PriFilmFest-it

Për festivalin

Znj. Vanessa Redgrave, aktore e famshme britanike, fituese e çmimeve Oscar dhe Golden Globe ka konfirmuar se do të jetë Presidentja e Bordit të PriFilmFest-it si dhe do ta mbështesë këtë festival nëpërmjet rrjetit të saj të kontakteve në botën e kinematografisë.

PriFilmFest është një iniciativë që synon të promovojë Kosovën si shtetin më të ri në botë nëpërmjet kulturës. Duke sjellë filma të mirë & emra të shquar të kinematografisë në Kosovë, ky festival do të jetë mundësia e regjisorëve kosovarë të takohen me industrinë ndërkombëtare të filmit dhe të promovojnë projektet e tyre.

Ky festival do të zhvillohet në shtator të vitit 2009. Themeluesit e tij janë profesionistë me përvojë në fushat e filmit, televizionit, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, në organizimin e eventeve dhe në dizajn të cilët janë bashkuar për ta shndërruar këtë festival në një sukses që prej edicionit të tij të parë.

Duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të tjera të rajonit dhe të botës, është parë se promovimi më i mirë për një vend mund të realizohet nëpërmjet kulturës së tij.

Pse Kosova ka nevojë për PriFilmFest?

10 vjet pas luftës dhe në përvjetorin e parë të Pavarësisë, Kosova nuk ka ende një eveniment vërtetë përfaqësues që mund të tërheqë vëmendjen e mediave përveç çështjeve politike.Industria filmike e Kosovës është ende duke çaluar.

Me PriFilmFest-in, Prishtina dhe Kosova do të marrin një emër dhe një indentitet në botë në emër të kulturës dhe jo në kontekstin politik. Me PriFilmFest-in, Prishtina dhe Kosova do të mirëpresin kulturën e botës për 7 ditë dhe kjo është shumë e rëndësishme për imazhin e një shteti të ri pasi ne do të jemi të aftë të tregojmë se jeta jonë nuk përbëhet vetëm nga politika.  

Ka shumë biznese në Kosovë që zhvillojnë punën e tyre prej 10 vitesh dhe që e njohin shumë mirë situatën. PriFilmFest-i është vendi i përkryer për këto biznese t’u dedikojnë pjesë të buxheteve të tyre si Përgjegjesi Sociale e Korporatës duke investuar për komunitetin.  

PriFilmFest-i do të mund t’i prezentojë sponsorët në mënyrë shumë profesionale dhe do t’u japë hapësira të mjaftueshme në dispozicion gjatë gjithë muajit të fazës pre-festival si dhe gjatë festivalit për vizibilitet dhe promovim të tyre.  

PriFilmFest-i do të jetë mënyra më e mirë për çdo sponsor të investojë për komunitetin pasi do të jetë një javë festive mbushur me evenimente emocionuese, filma të suksesshëm, të ftuar të rëndësishëm dhe organizim të mirë.

Suksesi i garantuar

Për të pasur një festival të suksesshëm tre janë pikat më të rëndësishme: Filma të mirë për t’u shfaqur, organizim i mirë dhe ndeja të mira.

Administrata e PriFilmFest-it po punon për të siguruar që të treja këto kushte të përmbushen në mënyrë që festivali të shndërrohet në një sukses dhe krenari për Prishtinën dhe Kosovën

Udheheqja

Vjosa Berisha

Drejtor Festivali

E: vjosa@prifilmfest.org
M: +386 44 506 767
Z: +381 38 22 11 44
A: Ndërtesa e RTK-së,
kati 4, #46 Rruga Nëna Terezë
Prishtinë 10000, Kosovë

Vjosa Berisha është profesioniste në fushën e marrëdhënjeve më publik e shkolluar në Londër, Angli (Magjistraturë në lëminë e Media dhe Komunikimit, Universiteti Westminster, 2001/2002). Përvoja e saj 10 vjeçare përfshinë punë me shumë kompani ndërkombëtare si udhëheqëse e shumë fushatave në lëminë e marrëdhënjeve me publik, marketingut dhe komunikimit politik. Projekti i fundit dhe i konsideruar si një sukses shumë i madh është organizimin i të gjitha evenementeve dhe fushatës për Deklarimin e Pavarësisë së Kosovës, ku kompania e saj u angazhua nga Qeveria e Kosovës për të menaxhuar këtë projekt. Znj. Berisha është një organizatore me përvojë të madhe në organizimin e evenementeve. Ajo ka punuar për kompani të ndryshme dhe në 6 vitet e fundit është pronare dhe drejtoreshë e kompanisë së marketingut dhe marrëdhënjeve me publik – B2 – PR & Media Solutions - Kosovë.

Fatos Berisha

Drejtor Artistik

E: fatos@prifilmfest.org
M: +386 44 508 989
Z: +381 38 22 11 44
A: Ndërtesa e RTK-së,
kati 4, #46 Rruga Nëna Terezë
Prishtinë 10000, Kosovë

Fatos Berisha është regjisor filmi, teatri dhe televizioni i shkolluar në Kosovë dhe pjesëmarrës i kurseve të ndryshme profesionale në Londër, duke përfshirë edhe kursin e Royal Court Theatre për regjisor të mbajtur në vitin 2000, në Londër, Britani e Madhe.

Z. Berisha ka punuar në shumë projekte në teatër, film dhe televizion, duke përfshirë serialin e njohur televiziv “Familja Moderne” për televizionin publik të Kosovës – RTK, ku ka punuar si regjisor i 220 episodeve. Ai poashtu ka menaxhuar shumë fushata marketingu dhe komunikimi politik si drejtor kreativ në biznesin e tij – Kompaninë e Marrëdhënjeve me Publik dhe Marketing – B2 – PR & Media Solutions.

Shkumbin Istrefi

Drejtor Artistik

E: shkumbin@prifilmfest.org
M:+377 44 503040
Z:+381 38 22 11 44
A: Ndërtesa e RTK-së,
kati 4, #46 Rruga Nëna Terezë
Prishtinë 10000, Kosovë

Shkumbin Istrefi eshte aktor dhe producent. Eshte antar i bordit te Prifilmfest-it kurse PriFilmForum eshte inicuar dhe udhehiqet nga Shkumbin Istrefi. Ka diplomuar ne Aktrim ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine ne 1994 ne klasen e aktorit te mirenjohur Enver Petrovci. Prej atehere ka luajtur ne shume shfaqje teatrore, projekte televizive dhe filmike. Eshte krijues dhe producent i serialit te mirenjohur "Kafeneja Jone" qe me sukses emetohet ne Radio Televizionin e Kosoves - RTK. Me 1996 bashkethemeloi produksionin dhe kompanine e reklamimit CMB (nje nder kompanite me te rendesishme kosovare ne lemine e TV produksionit dhe reklamimit). Me 2006 themeloi ISSTRA creative factory, kompanine filmike e cila ishte bashkeprodhuese ne filmin "East West East" te regjisorit te mirenjohur shqiptar Gjergj Xhuvani. Aktualisht eshte ne preproduksion te filmit me te ri te Isa Qosjes "The dog's tail" me aktoren Vanessa Redgrave ne njerin nga rolet kryesore. Shkumbin Istrefi eshte profesor i aktrimit dhe diksionit ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine. Momentalisht eshte ne perfundim te studimeve Master per Film ne Fakultetin e Arteve ne Prishtine, ne klasen e Isa Qosjes.

Hyjnesha
Punuar nga: FRAKTON