PriFilmFest – Festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë
Edicioni i parë i Prifilmfest - Festivalit ndërkombetar të filmit në Prishtinë ka filluar në shtator të vitit 2009, është konsideruar shumë i sukseshëm, veqanarishtë për arsye se festivali është hapur nga fituesja e cmimit Oskar dhe Golden Globe zonja.Venessa Redgrave, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Bordit të PriFilmFest-it.
"Ekzistojnë festivale që hyjnë në listën A dhe në listën B të festivaleve në botë. Per mua ky festival tani i takon listës A te festivaleve", kishte thënë zonja Redgrave në një intervistë për Telivizionin Kombëtar të Kosovës RTK, për PriFilmFest.
PriFilmFest - Festivalit ndërkombetare të filmit në Prishtinë është festival me motivë garues për filmat pjesëmarrës. Filmat që pranohen në këtë festival mund të jenë dy vjetë të vjeter me metrazh 35mm, dhe HD.
Focus, është një kategori të re në PriFilmFest që do të sjellë përzgjedhjen e filmave nga vendi i caktuar, rajoni apo subjekt / zhanër.
PriFilmFest 2010 do të prezantojë programin e metrazhit te mesem te filmit që përfshinë filma nga 30 deri në 60 minuta, i filmuar në 35mm, 16mm dhe dixhitale.
PriFilmFest Ju mirëpret në Prishtinë, kryeqyteti i vendit më të ri në botë, i Kosovës!
PriFilmFest – Citatet
"Ekzistojnë festivale që hyjnë në listen A dhe në listen B të festivaleve në botë. Per mua PriFilmFest që tani i takon listës A te festivaleve” tha znj. Vanessa Redgrave, Presidente e bordit te nderit te PriFilmFest, fituese e Oscar dhe Golden Globe, ne intervisten per RTK.
"Vitin e kaluar une i solla vendit tim nje cmim fantastik nga PriFilmFest. Ishte Hyjnesha e arte, qe do te me perkujtoje gjithnje jo vetem per historine e vecante te Kosoves, por edhe per njerezit e saj dhe identitetin e tyre kulturor te tanishem. Festivalin Nderkombetar i Filmit ne Prishtine eshte nje shembull unik per mua dhe per shtetin tim. Kam perjetuar atmosferen me te ngrohte te miqesise, nje ambient kulturor fantastik dhe nje perzgjedhje te mrekullueshme te filmave. Uroj qe Festivali Nderkombetar i Filmit ne Prishtine te jete gjithnje i suksesshem perplot energji pozitive dhe i rrethuar nga krijues te mrekullueshem te filmit." - Siddiq Barmak nga Afganistani - regjisor i filmit OSAMA
“Isha shume i nderuar te jem deshmitar ne lindjen e PFF (PriFilmFest) festivalit me te ri qe ishte i organizuar në menyrë fantestike dhe ku moren pjese njerez qe jane te perkushtuar dhe e duan industrine e filmit" - Velibor Topic,
aktor.